Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli, ka lansuar faqen e tij zyrtare www.arberismajli.info.
Përmes kësaj platforme, qytetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me programin qeverisës, projektet dhe vizionin e tij për zhvillimin e Gjilanit.
Ismajli ka ftuar të gjithë banorët që të vizitojnë faqen dhe të informohen për planin që, siç tha ai, sjell ndryshimin që e meriton qyteti.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Tashmë është lansuar web faqja jonë zyrtare: www.arberismajli.info
Në këtë web faqe mund ta gjeni të publikuar programin tonë qeverisës, ku janë të shpjeguara qartë projektet dhe vizioni ynë për zhvillimin e projektit për Gjilanin e ri.
Ju ftoj ta vizitoni dhe të njiheni nga afër me planin tonë për ndryshimin që e meriton qyteti ynë.
#BashkePerFitore👓