Krenar Xhaferi ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e LDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit, Fahredin Hajdarin.
Në një takim me të, Xhaferi tha se Hajdari vjen nga Lagjja VIII, me përvojë të gjatë si aktivist i LDK-së dhe kryetar nëndege, duke theksuar se përkushtimi i tij do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Hajdari garon me numrin 22 në listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale.
Statusi i plotë:
Gjatë ditës kafen e pita me kandidatin për Asamblenë Komunale të Gjilanit, Fahredin Hajdarin, ku patëm mundësi të bisedojmë për shumë tema që lidhen me qytetin dhe angazhimin politik.
Fahredini është nga Lagjja VIII, aktivist i LDK-së që nga fëmijëria dhe aktualisht kryetar i nëndegës së kësaj lagjeje. Jam i bindur se përvoja dhe përkushtimi i tij do ta shoqërojnë gjatë këtij rrugëtimi politik, duke qenë pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre.
Ky rrugëtim e gjen Fahredinin me numrin 22 në listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale.
#LDKGjilan #BashkëPërGjilanin
Fahredin Hajdari