Atmosferë mahnitëse me njerëz fantastik!
/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Në Cërnicë, Kravaricë, Gumnishtë dhe Vrapqiq, ishim dëshmitarë të fuqisë dhe kryengritjes së qytetarëve që duan ndryshim në tubimin e përbashkët me qytetarë.
Mbështetja e tyre është dëshmia më e mirë se Gjilani nuk pranon më kthim prapa dhe është gati të sjellë një qeverisje që punon për qytetarët dhe për zhvillimin e hovshëm ekonomik të Gjilanit të ri.
Programi ynë është i qartë, me punë, zhvillim dhe mundësi të reja për çdo familje të këtyre pjesëve dhe politika publike të mirëfillta me mbështetje të fuqishme financiare.
Këtë vullnet që po e ndjejmë në çdo tubim do ta kthejmë në konkretizim dhe rezultate direkte.
Bashkë do ta sjellim fitoren e bashkëqeverisjes me qytetarët dhe do ta kthejmë Gjilanin në vendin e merituar!