Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dhe kandidatët për asamble Kushtrim Zeqiri e Shpend Nuhiu, vizituan sonte dy lagjet e mëdha të qytetit, “Rruga e Prishtinës” dhe “Kodra e Dëshmorëve I”, për të ndarë vizionin e tyre dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Statusi i plotë:
Sonte dy lagjet e mëdha të Gjilanit, “Rruga e Prishtinës” dhe “Kodra e Dëshmorëve I” na treguan edhe njëherë se energjia e qytetarëve është fuqia jonë më e madhe.
Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dhe kandidatët tanë për asamble, Kushtrim Zeqiri dhe Shpend Nuhiu, ndamë ide, dëgjuam shqetësime dhe ndamë vizionin tonë për katër vitet e ardhshme, që do të jenë katër vite të projekteve të mëdha.
Faleminderit secilit prej jush që jeni pjesë e këtij udhëtimi.
BASHKË për fitoren tonë, për Gjilanin!
#BASHKËpërGjilanin