Kryetari i Gjilanit dhe njëherit kandidati për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka bërë një goditje të fortë politike ndaj LDK-së në zemër të bastioneve të saj tradicionale.
Gjatë vizitës në fshatin Pidiq, ai njoftoi se familja Zairi – e cila për dekada ishte mbështetëse e LDK-së, ka vendosur t’i japë besimin e saj Lëvizjes Vetëvendosje.
Hyseni e cilësoi këtë si një sinjal të qartë për fundin e politikës së vjetër në Gjilan.
Statusi i plotë:
Sot vizituam familjen Zairi në fshatin Pidiq që për dekada mbështeste LDK-në. Për herë të parë vendosën për ndryshim dhe na dhanë besimin e tyre.
Kjo votë nuk është vetëm për ne – është një goditje e qartë për politikën e vjetër. Faleminderit për besimin në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
#BASHKËpërGjilanin