Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka paralajmëruar një përballje të vështirë ndaj Dukagjinit, duke theksuar se kundërshtari i tyre është një skuadër e motivuar dhe luftarake.
Megjithatë, ai thekson se fokusin e ka te objektivi i ekipit të tij dhe beson se përvoja dhe agresiviteti i skuadrës do të jenë çelësi për të rikthyer performancën e dëshiruar.
“Na pret një skuadër luftarake dhe mjaft motivuese. Është një ekip që nuk dorëzohet, por neve na intereson objektivi jonë. Jemi munduar ta përgatisim lojën dhe ekipin maksimalisht për duelin e radhës, duke analizuar humbjen e fundit dhe duke u mbështetur në forcat tona dhe agresivitetin tonë, për t’u rikthyer te ajo që kishim ndërtuar në edicionin e kaluar. Me Dukagjinin kemi pasur ndeshje shumë luftarake, por shpresoj që eksperienca jonë dhe presioni për mungesë rezultatesh gjithmonë ka ndikuar pozitivisht, duke shpresuar edhe në ndeshjen e rradhës.” tha Ramadani.