Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili kandidon për mandatin e dytë, vizitoi sot Qendrën Edukative për Teknologji, ku mbi 250 nxënës po përgatiten profesionalisht në fushën e programimit dhe inovacionit digjital.
Gjatë vizitës, Hyseni u njoh me punën e përditshme të qendrës dhe aktivitetet që synojnë fuqizimin e gjeneratës së re, duke e bërë Gjilanin dhe Kosovën më konkurruese në botën digjitale.
Statusi i plotë:
Sot me kënaqësi vizitova Qendrën Edukative për Teknologji Pro Coders, ku mbi 250 nxënës përgatiten në mënyrë profesionale për fushën e teknologjisë dhe të programimit.
Aty na mikpriti drejtuesi i qendrës, z. Ramiz Kastrati, i cili na prezantoi punën e tyre të përditshme dhe misionin për të rritur një gjeneratë të re që do ta bëjë Gjilanin dhe Kosovën konkurruese në botën digjitale.
Gjatë këti mandati, ne si komunë bashkë me Pro Coders kemi organizuar Javën “Vajzat në ICT 2025”, aktivitet i cili kishte për qëllim fuqizimin e vajzave dhe të rejave përmes teknologjisë, inovacionit dhe përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale
#BASHKËpërGjilanin