Kaluam çaste të veçanta në një ditë fantastike në vizitën tonë në “Maple Restaurant” bashkë me kandidatet tona për Asamble Komunale, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Drita Isufi Ahmeti dhe Ganimet Sabedini.
“Maple Restaurant” është një vend ku shija e ushqimit modern dhe tradicional takohet me bukurinë e natyrës.
Restoranti i tyre është i mrekullueshëm, me ç’rast, të japin ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë që vetëm malet dhe ambienti i natyrës e kanë.
Çdo gjë këtu tregon përkushtim dhe gatishmëri.
Pronari Isuf Salihu dhe gjithë stafi punojnë me pasion dhe me dashuri, duke krijuar eksperienca që nuk i harron lehtë.
Ky është demostrimi më i mirë se si mund të zhvillojmë turizmin tonë, të mbajmë traditën dhe të ofrojmë rehati për vizitorët.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë!
Me iniciativa të tilla, zonat tona turistike mund të bëhen të preferuara nga të gjithë që duan natyrë, qetësi dhe bukuri të rrallë ambientale.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113