Mësimdhënësit e Gjilanit, zëri i shpresës për ndryshim!
Zhvilluam një takim madhështor me mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit, njerëzit që ditë pas dite ndriçojnë rrugën e brezave tanë dhe janë gurëthemel i ndërtimit të ardhmes sonë.
Ky takim ishte edhe në nder të babait tim të ndjerë, profesor Ruzhdi Ismajli, dhe nënë sime prof. Zize Ismajli, të cilët punuan me vite të tëra me këta kolegë dhe i dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm arsimit dhe zhvillimit të qytetit tonë.
Puna dhe sakrifica e tyre vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne dhe kolegët e tij.
Mësimdhënësit tanë janë shtyllë e zhvillimit dhe ndërtimit të shoqërisë sonë.
Ata janë hero të heshtur që e kanë ndërtuar bazën e arsimit në Gjilan me mund, sakrificë dhe me rrezik jete që nga paralufta.
Këta njerëz janë kryengritur për shtetbërje, kanë fituar luftën, kanë fituar lirinë dhe e kanë ndërtuar Republikën.
Prandaj, mësimdhënësit duhet të kenë trajtimin e merituar, dhe ne zotohemi para tyre se bashkë me mësimdhënësit do të ndërtojmë një sistem arsimor më të fortë dhe më modern, ku sakrifica dhe përkushtimi i tyre do të vlerësohen dhe mbështeten maksimalisht.
Faleminderit nga zemra çdo mësimdhënësi për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për ndërtimin e brezave dhe zhvillimin e Republikës.
Mirënjohje e veçantë për profesor Muharrem Bunjaku për organizimin e jashtëzakonshëm.
Bashkë me ju dhe përkushtimin tuaj, Gjilani do të ketë një fitore plebishitare dhe një të ardhme të ndritur, ku arsimi do të jetë krejtësisht në një tjetër nivel.
Faleminderit për besimin dhe vetëm bashkë do ta bëjmë ndryshimin që arsimi dhe qyteti ynë e meriton.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113