Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka vizituar së fundmi klubin e Gramosi Kik Boks, ku u impresionua nga energjia dhe përkushtimi i rinisë gjilanase.
Ai vlerësoi disiplinën, pasionin dhe punën e palodhur të të rinjve që stërviten aty, duke theksuar se sporti dhe rinia do të jenë prioritet i qeverisjes së tij të ardhshme në Gjilan. Sipas Ismajlit, investimi në rini dhe sport është investim në të ardhmen e qytetit.
Statusi i plotë:
Energji e jashtëzakonshme nga rinia gjilanase,
Gjilani ka zemër të madhe, e ajo rreh fuqishëm nëpër duart e rinisë sonë.
Tek Gramosi Kik Boks, e pashë atë forcë, atë disiplinë dhe atë pasion që të jep shpresë se ky qytet ka të ardhme të ndritur.
🥊Të rinjtë që stërviten aty janë shembulli më i mirë se si me mund, djersë e disiplinë mund të arrihet çdo gjë.
Jam i impresionuar nga puna që bëhet në këtë klub dhe nga përkushtimi i trajnerit që nuk po krijon vetëm sportistë, por edhe karaktere të forta për jetën.
🙌🏼Si qeverisje e ardhshme e Gjilanit, ju japim fjalën se sporti dhe rinia do të jenë prioritet i yni i përbashkët sepse aty ku ka rini aktive, aty ka shëndet, sukses dhe zhvillim për gjithë qytetin.
🙏🏼Faleminderit për mikpritjen dhe për vullnetin e jashtëzakonshëm që më dhatë.
Ju garantojë se vetëm bashkë do të ndërtojmë një qytet ku sporti e rinia janë gjithmonë në qendër të vëmendjes në Gjilanin tonë si kryeqytet i sportit dhe kulturës në nivel Republike.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113