Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka qëndruar në Zhegër ku është takuar me Shoqatën e Gjuetarëve, e cila numëron mbi 100 anëtarë aktivë.
Hyseni ka premtuar vazhdimin e mbështetjes edhe në mandatin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ambientit.
Statusi i plotë:
Pata kënaqësinë të jem në Zhegër, ku u takova me Shoqatën e Gjuetarëve që numëron mbi 100 anëtarë aktivë, të përkushtuar ndaj natyrës dhe pasionit për gjuetinë.
Biseduam për rolin e tyre në ruajtjen e mjedisit dhe u dakorduam që mbështetja për ta të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.
Ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë, duke i përfshirë në projekte që lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ambientit në Gjilan.