Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të mbajë tubimin e radhës me gra dhe vajza në qytetin e Gjilanit.
Aktiviteti do të zhvillohet në Shkollën e Re të Muzikës, ku pritet pjesëmarrje e madhe.
“Në tubimin tonë, BASHKË për Gjilanin, ftohen të gjitha gratë dhe vajzat e nderuara të qytetit”, thuhet në komunikatën e partisë.
Ky është një nga takimet që Vetëvendosje po organizon në kuadër të aktiviteteve të saj me qytetarët e Gjilanit.