Veterani i arsimit dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Sabit Ramadani, ka ndërruar jetë.
Gjatë më shumë se katër dekadave si mësues, ai edukoi shumë breza me përkushtim të lartë dhe profesionalizëm të pashoq, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim dhe shoqëri. Përveç punës së tij në edukim, Ramadani frymëzoi nxënësit dhe bashkëveprimtarët me dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare.
Në një mesazh ngushëllimi, Lutfi Haziri ka shprehur respekt të veçantë për figurën e tij:
“Unë e njoha në kohën e rezistencës dhe vepruam bashkë me guxim, dije e përkushtim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, kolegëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë, mësues i popullit.”