Kryetari i Gjilanit dhe kandidat për një mandat të ri ka bërë prioritet zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e sipërmarrjes vendore.
Hyseni viziton bizneset e komunës për të parë nga afër punën e jashtëzakonshme të pronarëve dhe ekipeve të tyre, për të njohur sfidat që përballen dhe për të punuar drejt një të ardhmeje më të mirë për Gjilanin.
Statusi i plotë:
Kënaqësi vizita bashkë me ekipin te fabrika Euro Model në Gjilan, ku pamë nga afër punën e jashtëzakonshme të pronarit Rufat Dushica dhe ekipit të tij.
Me mbi 40 punëtorë, kjo fabrikë prodhon karrika, tavolina dhe mobilje të tjera me cilësi të lartë.
Ky është një shembull i sipërmarrjes vendore që krijon vende pune dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të komunës sonë.
#BASHKËpërGjilanin