Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherësh kandidat për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka vizituar kompaninë “PANI” në fshatin Bresalc, të udhëhequr nga Xhevdet Neziri.
Ai e ka cilësuar këtë biznes si një storie suksesi, ku mbi 25 punëtorë shumica prej tyre gra dhe vajza të fshatit, po kontribuojnë jo vetëm në krijimin e vendeve të reja të punës, por edhe në fuqizimin e rolit të gruas dhe zhvillimin ekonomik të komunës.
Statusi i plotë:
Me kënaqësi vizituam kompaninë PANI, me pronar Xhevdet Neziri në fshatin Bresalc, e cila prej vitesh merret me prodhimin dhe riciklimin e qeseve të plastikës.
Nga afër pamë një storie të vërtetë suksesi, ku mbi 25 punëtorë punojnë me përkushtim, shumica prej tyre gra dhe vajza të fshatit.
Ky është shembull i mrekullueshëm se si sipërmarrja vendore jo vetëm që krijon vende pune, por fuqizon edhe rolin e gruas dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të Gjilanit tonë.
#BASHKËpërGjilanin