Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, zhvilloi një takim energjik me banorët e Përlepnicës, Kmetocit, Shillovës dhe Verbicës së Kmetocit, ku u konfirmua përkrahja e fuqishme për vizionin e tij për një Gjilan më të zhvilluar.
Në tubim, Ismajli, së bashku me kandidatën për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, premtoi fokus në arsimin, infrastrukturën, shëndetësinë, bujqësinë dhe rininë, duke theksuar se fshatrat nuk do të lihen më pas, por do të jenë shtylla e zhvillimit ekonomik për qytetin.
Statusi i plotë:
Takim me energji të jashtëzakonshme në Përlepnicën historike të Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit,
Bashkë me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, ishim në tubimin e madh me Përlepnicën, Kmetocin, Shillovën dhe Verbicën e Kmetocit, ku na e konfirmuan edhe njëherë fuqishëm se qytetarët tanë nuk pranojnë më të mbesin tutje peng i një pushteti të paaftë, që i ka harruar fshatrat dhe qytetin për katër vite.
🙌🏼Vullneti dhe përkrahja që pamë mbrëmë janë dëshmi se koha e mashtrimeve ka mbaruar.
Banorët e këtyre fshatrave e dinë se Gjilani meriton shumë më shumë, meriton zhvillim, meriton projekte konkrete dhe një qeverisje që i shërben qytetarit dhe jo interesave të ngushta të partisë në pushtet.
Ne japim vetëm zotime që do t’i përmbushim bashkë me ju.
Arsimi, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia dhe rinia do të jenë prioriteti ynë i parë.
Fshatrat tona nuk do të jenë më të lëna anash, por, do të jenë shtylla e zhvillimit ekonomik të projektit për Gjilanin e ri.
Ky entuziazëm që po shohim në çdo tubim është garancia e fitores sonë të madhe plebishitare më 12 tetor.
🙏🏼Faleminderit shumë Përlepnica, Kmetoci, Shillova e Verbicë e Kmetocit për besimin dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme.
Vetëm të bashkuar po e nisim një epokë të re për jetësimin e Gjilanit të ri!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113