Riga Pharm vazhdon të zgjerojë praninë e saj duke hapur një pikë të re në lagjen Emshir të Prishtinës. Me këtë hap, kompania synon të jetë edhe më afër qytetarëve, duke ofruar kujdes dhe shërbim profesional çdo ditë.
Me rastin e hapjes, nga 30 shtatori deri më 5 tetor, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga zbritje speciale në produkte të ndryshme. Përveç kësaj, Riga Pharm ka përgatitur 20 dhurata ekskluzive për klientët e rinj që vizitojnë degën e re gjatë kësaj periudhe.
Dera e farmacisë është e hapur që nga sot, prej orës 08:00, në zemër të Emshirit, duke sjellë më pranë qytetarëve jo vetëm produkte cilësore, por edhe një eksperiencë të dedikuar kujdesit shëndetësor.
💚 Riga Pharm – çdo herë më afër jush!