Në një tubim të mbajtur në Livoqin e Epërm, me pjesëmarrje të madhe qytetarësh, Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar fuqinë e saj rikthyese në skenën politike të Gjilanit.
Kandidati për Asamblenë Komunale, Izmi Zeka, ka theksuar se Gjilani do të kthehet në rrugën e duhur vetëm me vizionin dhe angazhimin e PDK-së, nën udhëheqjen e kandidatit për kryetar, Riad Rashiti.
“Livoqi i Epërm e dëshmoi sonte me pjesëmarrje masive se qytetarët janë të vendosur për ndryshim. PDK-ja do ta rikthejë Gjilanin në rrugën e zhvillimit dhe të mirëqenies për të gjithë qytetarët”, tha Zeka.
Ky mobilizim, sipas tij, është vetëm fillimi i një rruge që do të përmbyllet me fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme lokale.