Kryetari i Komunës ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh të veçantë kushtuar dy figurave më të rëndësishme në jetën e tij – nënës dhe bashkëshortes.
Ai u shpreh se pikërisht këto dy gra përbëjnë forcën, mbështetjen dhe motivin e tij më të madh çdo ditë, duke ndarë publikisht mirënjohjen dhe respektin e thellë për rolin e tyre të pazëvendësueshëm.
“Ditën sot po e nis me dy gratë më të rëndësishme të jetës sime: nënën dhe gruan time – forca, mbështetja dhe motivi im më i madh çdo ditë”, ka shkruar ai.
Ky dedikim, i bërë publik në mëngjes, u mirëprit nga ndjekësit dhe konsiderohet si një mesazh i ndjeshëm që vlerëson rëndësinë e familjes dhe mbështetjes së saj në çdo hap të jetës.