Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka nisur mëngjesin e 1 tetorit mes qytetarëve, duke shtrënguar duar dhe duke marrë përkrahje të fuqishme në terren.
“Po shtrëngojmë shumë duar e po marrim shumë përkrahje, sepse kemi punuar me nder e dinjitet”, tha Hyseni, duke nënvizuar se besimi i qytetarëve është dëshmia më e mirë e punës së bërë gjatë këtij mandati.
Takimet e tij po shoqërohen me mbështetje të shtuar, gjë që sipas tij tregon qartë vendosmërinë e gjilanasve për të vazhduar drejtimin që ka nisur.