Izmi Zeka priti në Gjilan Enver Hoxhajn, mbështetje për kandidaturën dhe degën e PDK-së
Kandidati i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit, me numër 4 në listë, Izmi Zeka, ka pritur sot një mysafir të veçantë – ish-ministrin dhe njëherësh nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Vizita e Hoxhajt në Gjilan kishte për qëllim mbështetjen e kandidaturës së Zekës dhe të gjithë degës së PDK-së në këtë komunë.
Në një postim në rrjetet sociale, Zeka ka theksuar lidhjen e gjatë shoqërore me Hoxhajn që nga ditët e studimeve, duke u shprehur se vizioni i përbashkët për vendin dhe qytetin i ka mbajtur gjithmonë pranë njëri-tjetrit.
“Momente të veçanta nga koha e studimeve deri më sot na kanë lidhur, dhe gjithmonë kemi ndarë vizione e synime të përbashkëta në këtë rrugëtim”, ka shkruar Zeka.