Me kënaqësi vizitova biznesin “Durrësi” në Gjilan, ku na priti me respekt pronari, Mexhit Osmani. Ky takim më dha forcë dhe bindje të thellë se qyteti ynë ka njerëz që me punë dhe vizion të qartë po e shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.
Në këtë biznes gjeta po ashtu përkushtim dhe angazhim fantastik për të mbajtur gjallë shpirtin sipërmarrës.
Për katër vjet iu kemi dalë në ndihmë bizneseve lokale, që me mund jetojnë nga puna e tyre, andaj përkrahjen e fuqishme do ta kenë edhe pas 12 tetorit, kur do ta shënojmë fitoren e madhe.