Një edukatore e një çerdheje në Pejë është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një edukatore në çerdhe për shkak të ketrajtimit të një fëmije është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi për Reporteri.net.