Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, gjatё muajit shtator 2025, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj personave tё kёrkuar.
Gjatё muajit shtator nga data 01.09.2025-30.09.2025, janё arrestuar tridhjetë e nёntё (39) persona tё dyshuar.
Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, katrёmbёdhjetё (14) nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar në seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente.