Kandidatja për Asamblenë Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Bislimi, ka reaguar lidhur me gjendjen e tregut të gjelbër në Viti, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të padenjë për qytetarët.
Sipas saj, edhe pas 12 viteve të qeverisjes së Sokol Halitit, tregu vazhdon të jetë në kushte mjeruese – me baltë, pellgje dhe kaos, duke mos ofruar as standardet më elementare për tregtarët dhe vizitorët.
“Qytetarët e Vitisë meritojnë një treg të dinjitetshëm, me kushte moderne dhe të rregullta. Ajo çfarë kemi sot është vetëm një pasqyrë e neglizhencës së qeverisjes lokale ndër vite,” ka thënë Bislimi.
Ajo ka theksuar se një nga prioritetet e qeverisjes së ardhshme duhet të jetë ndërtimi i një tregu të ri dhe funksional, që u shërben me dinjitet qytetarëve dhe zhvillimit të jetës ekonomike në komunë.