Skuadra e Dritës ka arritur një rezultat të vlefshëm në transfertë, duke barazuar ndaj KuPS-it në Finlandë. Pas një pjese të dytë të vështirë, ku vendasit kaluan në epërsi, gjilanasit nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në lojë falë golit të Albert Dabiqajt.
Me këtë barazim, Drita e mban gjallë garën në grup dhe tashmë përgatitet për sfidën e radhës. Më 23 tetor, gjilanasit do të përballen me Omonian, në një ndeshje që pritet të jetë vendimtare për ecurinë e tyre evropiane.