FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede.
Me një karrierë të gjatë si futbollist dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell me vete përvojë të çmuar, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë. Synimi i tij dhe i klubit mbetet ngritja e nivelit të skuadrës dhe arritja e rezultateve të rëndësishme në garat e ardhshme.
FC Ferizaj i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri me skuadrën tonë.