Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka paraqitur premtimet kryesore për fshatin Zhegër, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillim të barabartë në të gjitha zonat e komunës.
Hyseni ka premtuar sigurimin e ujit të pijshëm, finalizimin e sallës dhe palestrës së sportit, përfundimin e rrugës së Kumanovës me dalje në urën kryesore, ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimit në Shurdhan, si dhe investime të vazhdueshme në infrastrukturë.