Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative, i cili ka përkujtuar dhe nderuar jetën e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Pajazit Zymberi.
Hyseni theksoi se Zymberi i kushtoi gjithë jetën luftës për liri dhe pavarësi, duke marrë pjesë në Ballin Kombëtar që nga viti 1969 dhe më pas në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 121 gjatë Betejës së Pashtrikut.
Ai u shpreh se kontributi i Zymberit, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, përbën një shembull frymëzues për brezat e rinj dhe një dëshmi të përkushtimit të palëkundur ndaj idealit të lirisë së Kosovës.
Statusi i plotë:
Sot në Gjilan mbajtëm një mbledhje komemorative për të kujtuar dhe nderuar jetën e veprimtarit të çështjes kombëtare, Pajazit Zymberi njeriut që gjithë jetën ia kushtoi luftës për liri dhe pavarësi. 🇦🇱
Nga anëtarësimi në Ballin Kombëtar në vitin 1969 e deri te rreshtimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 121 gjatë Betejës së Pashtrikut, Pajazit Zymberi mbeti i palëkundur në idealin e tij për lirinë e Kosovës.
Në diasporë, ishte pjesëmarrës në demonstratën e parë të vitit 1981 me Kadri Zekën, një zë i fuqishëm i kauzës shqiptare në Zvicër e Kroaci, dhe një nga kontributorët e parë të fondit “Vendlindja Thërret”.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!