Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vlerësuar Izraelin për ndaljen e përkohshme të bombardimeve.
“E vlerësoj që Izraeli e ka ndalur përkohësisht bombardimin për t’i dhënë një mundësi lirimit të pengjeve dhe përfundimit të Marrëveshjes së Paqes,” shkruan ai në një postim në platformën e tij Truth Social.
“Hamas duhet të veprojë shpejt, përndryshe gjithçka do të anulohet,” shton ai.
“Nuk do të toleroj vonesa, për të cilat shumë mendojnë se do të ndodhin, dhe asnjë rezultat ku Gaza paraqet sërish kërcënim,” vazhdon Trump. “Ta përfundojmë këtë, SHPEJT.”