Kandidati me numër 4 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Gjilanit, Izmi Zeka, ka shpërndarë një fotografi nga tubimi madhështor i PDK-së, duke e cilësuar atë si momentin që vulosi fitoren e kësaj partie në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Zeka është shprehur i bindur se qytetarët e Gjilanit tashmë kanë marrë vendimin për ndryshim dhe se më 12 tetor sovrani do të flasë qartë në favor të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Sot Gjilani vendosi fitoren e PDK-së. Më 12 tetor, sovrani do të flasë, dhe PDK do të triumfojë,” ka shkruar Zeka në një postim shoqëruar me pamje nga tubimi.
Ai ka theksuar se energjia, përkrahja dhe besimi i qytetarëve janë tregues i qartë i rikthimit të fuqishëm të PDK-së në skenën komunale, duke paralajmëruar fitore të thellë në ditën e zgjedhjeve.