Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë kryesisht i vranët e me periudha të herëpashershme me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë riga të lehta shiu, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë në rritje.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 1 dhe 1 gradë celsius, e maksimalet mes 11 dhe 16 gradë.
“Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.