Nënkryetari i Lidhjes Demokratike Lutfi Haziri, ka deklaruar se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dëshmon mungesë të thellë të vullnetit politik nga qeveria aktuale.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka rrëzuar president, kryeministra dhe ka sjellë vendime jashtëzakonishtë të rëndësishme duke e ruajtur Republikën e Kosovës. Duke e ruajtur këtë Republikë që është ndërtuar fal sakrificës së popullit.”
“Ne kemi një rrezikë për të ardhëm deri sot Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka qenë gardian i Kushtetutës dhe rendit Kushtetutës. Por, mos harroni që historia na ka mësuar që autokratët dhe demokratët, diktatorët janë drejtuar gjithmonë përmes Gjykatës Kushtetuese. Unë uroj që mos të mësohemi ne dhe mos të adaptohemi ne dhe mos të jetojmë në pritje që për çdo problem politik Gjykata Kushtetuese me zgjedh sepse kompozicioni nesër ndërron, bota po ndërron shumë “, tha ai në Periskopi.