Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një vizitë te skuadra e futbollit SC Gjilani, ku është pritur nga stafi dhe lojtarët e ekipit.
Gjatë takimit, Hyseni ka parë nga afër përgatitjet që po zhvillon skuadra në prag të derbit të qytetit, duke iu uruar djelmoshave shumë suksese si në këtë ndeshje të rëndësishme, ashtu edhe në vazhdim të kampionatit.
Statusi i plotë:
Sot vizitova djelmoshat e skuadrës tjetër nga qyteti, SC Gjilani.
Pashë nga afër përgatitjet që po bën ekipi dhe iu urova shumë suksese në kampionat, si edhe në sfidën e derbit të nesërm. 🔴⚪