Pas tubimit në Velekincë, kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, u shpreh i kënaqur me mbështetjen e banorëve, të cilët u rreshtuan fuqishëm pas vizionit të tij për projekte madhore dhe për një të ardhme më të ndritshme për qytetin. Hyseni premtoi se në mandatin e ardhshëm Velekinca do të ketë një çerdhe moderne, me standarde të larta dhe të denja për fëmijët.
Statusi i plotë:
Si asnjëherë më parë, Velekinca foli fuqishëm dhe qartë: fitorja e 12 tetorit është e jona!
Në takimin e sotëm bashkë me asamblistin Fadil Ademi, banorët vulosën qartë që janë rreshtuar krah nesh, për punë të mira, projekte madhore dhe një të ardhme më të ndritshme për Gjilanin.
Me entuziazmin e madh që na dhatë, ne zotohemi se në mandatin e ardhshëm, Velekinca do ta ketë një çerdhe moderne, me standarde të larta dhe të denja për fëmijët tanë.
BASHKË ❤️
#BASHKËpërGjilanin