Arber Ismajli dhe kandidati për Asamble Komunale, Fahredin Hajdari, vizituan Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, duke përçuar mbështetjen e tyre për kulturën dhe traditën që e bëjnë qytetin krenar në nivel lokal dhe kombëtar.
Statusi i plotë:
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” eshte njëra skuadrat kulturore që na bëjnë krenar si Gjilan dhe si Republikë.
Kënaqësi me vizitu bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fahredin Hajdarin, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, një prej pasurive më të çmuara kulturore të qytetit tonë.
🙌🏼Ishte moment krenarie me pa nga afër punën, përkushtimin dhe dashninë që këta artistë e japin çdo ditë për ta mbajtur gjallë kulturën e traditën tonë.
Ky ansambël është krenaria e Gjilanit, sepse përmes këngës e valles i ka bërë nder jo vetëm qytetit tonë, por gjithë Kosovës kudo që ka performuar.
Me shumë pasion, me shumë sakrificë dhe pa kushte të mëdha, ata e mbajnë gjallë shpirtin e këtij qyteti të bekuar.
Ne zotohemi se kultura dhe arti do të kenë vendin që e meritojnë në qeverisjen tonë, sepse Gjilani konsiderohet si kryeqytet i kulturës në nivel Republike.
Si qeverisje e ardhshme lokale, do ta kthejmë Ansamblin e Qytetit të Gjilanit, për t’i dhënë kulturës sonë dimensionin institucional dhe mbështetjen e qëndrueshme që e meriton.
Do t’u japim mbështetje të plotë, sepse qyteti që e mbron kulturën e vet, e mbron edhe shpirtin e pasqyrën e vet përfaqësuese.
🙏🏼Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë dhe për emocionin që na dhatë.
Gjilani ka me u kthy në qendër të kulturës e traditës, aty ku i ka hije me qenë!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113