Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot poliklinikën e re “Unicamed” në qytet, një qendër shëndetësore moderne që po ofron shërbime bashkëkohore për qytetarët.
Gjatë vizitës, Hyseni është njohur nga afër me hapësirat e punës, organizimin dhe gamën e shërbimeve që ofron kjo poliklinikë, e cila vlerësohet për kushtet e mira dhe për ekipin e saj të profesionistëve të përkushtuar.
“Kjo qendër e re shëndetësore po ofron shërbime bashkëkohore dhe kushte shumë të mira për pacientët, falë një ekipi profesionistësh të përkushtuar,” – ka deklaruar Hyseni.
Ai ka theksuar rëndësinë e investimeve në sektorin shëndetësor dhe të përkrahjes së iniciativave private që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Në përfundim të vizitës, Hyseni ka shprehur mirënjohjen për stafin e “Unicamed”, duke theksuar se bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat është thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të shëndetësisë në Gjilan.