Sot në Gjilan zhvillohet një ndër ndeshjet më të pritura të edicionit – derbi i qytetit ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Dritës, që do të nisë në orën 15:00.
Të dy skuadrat synojnë fitoren për të rikthyer besimin dhe për të përmirësuar pozitat në tabelë, ndonëse asnjëra nuk po kalon periudhën më të mirë nga pritshmërit e tifozëve.
Në anën tjetër, SC Gjilani në këtë përballje do të udhëhiqet nga trajneri kondicional, i cili do të jetë në krye të ekipit bashkë me stafin teknik, pasi klubi është aktualisht pa trajner pas largimit të fundit. Emërimi i trajnerit të ri pritet të bëhet pas përfundimit të ndeshjes me Dritën.
Ndërkohë, FC Drita ka treguar paraqitje të mira në arenën ndërkombëtare, megjithëse në kampionat po kërkon stabilitet dhe rikthim te rezultatet pozitive.
Derbi i Gjilanit pritet të sjellë emocione të forta, rivalitet sportiv dhe një atmosferë të zjarrtë në tribuna, ashtu siç ndodh çdo herë kur përballen këto dy skuadra historike të qytetit./Radio Star/