Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, ka prezantuar premtimet kryesore për fshatin Bresalc, duke theksuar rëndësinë e investimeve në arsim, infrastrukturë dhe hapësira publike. Në mesin e projekteve të paralajmëruara janë renovimi i shkollës fillore “Ibrahim Uruqi” bashkë me sallën e Edukatës Fizike, ndërtimi i sheshit të rekreacionit në hapësirën e ish-objektit të tekstilit, si dhe krijimi i Parkut të Paqes në lagjen Gllama.
Po ashtu, Ismajli ka premtuar investime në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtij fshati.