Pata kënaqësinë të jem në mesin e banorëve të Lladovës dhe Nasalës, dy fshatra me njerëz shumë punëtorë, të ndershëm dhe me vendosmëri të madhe.
🙌🏼Pritja e juaj e ngrohtë e tregon qartë se sa shumë dëshirë ka për ndryshim në udhëheqje dhe lidership, për një qeverisje të re që punon me zemër e me përgjegjësi për qytetarin.
Në këtë takim, në mesin tonë ishte edhe kandidati ynë për Asamble Komunale, z. Bedri Ajeti, një veprimtar i njohur e i respektuar, i cili i ka dhënë shumë kësaj Republike në vite të ndryshme.
Bedri Ajeti është model i përkushtimit, dhe i njeriut që nuk ndalet së punuari për të mirën e vendit dhe për zhvillimin e qytetit.
Bedri Ajeti, ka vendosur të angazhohet edhe më fort, që zëri i qytetarëve të Lladovës, Nasalës dhe i gjithë Gjilanit të dëgjohet fuqishëm në Asamblenë Komunale.
Ju garantojmë se në qeverisjen tonë të ardhshme, Lladova e Nasala do të jenë pjesë e planeve të mëdha zhvillimore.
🙏🏼Ju faleminderit shumë për mbështetjen dhe besimin e dhënë.
Jemi bashkë në këtë betejë për realizimin e projektit të Gjilanit të ri.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113