Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan do të mbajë sonte, më 6 tetor, dy tubime madhështore me qytetarët, në vazhdën e takimeve me banorët e komunës.
Takimi i parë do të mbahet në Shkollën fillore “Ramiz Cernica” në Cërnicë, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa tubimi i dytë do të vazhdojë në Shkollën fillore “Nazmi Hoxha” në lagjen “Kodra e Dëshmorëve”, nga ora 19:30.
Në këto takime pritet të marrin pjesë kandidatë për Kuvendin Komunal, aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët do të prezantojnë vizionin për zhvillimin e Gjilanit dhe fshatrave përreth.