Kandidati për kryetar të Gjilanit, Hyseni, vijon vizitat në bizneset lokale për të njohur nga afër punën dhe përkushtimin e tyre. Së fundmi, ai së bashku me kandidaten për asamble, vizitoi Furrën “Vëllezërit Çoçaj”, një prej bizneseve më të njohura të qytetit.
Gjatë takimit, ata u përgëzuan pronarët dhe punëtorët për punën e palodhur, profesionalizmin dhe humanitetin që kanë treguar ndër vite, duke shërbyer si një shembull i qëndrueshmërisë dhe respektit në komunitet.
Statusi i plotë:
Gjatë takimeve të shumta, u ndalem në vizitë edhe tek një prej bizneseve ikonë të qytetit tonë – Furra “Vëllezërit Çoçaj”.
Së bashku me kandidaten për asamble, Mimoza Kadriu, takuam pronarët dhe punëtorët e këtij biznesi, të cilët i përgëzuam për punën, përkushtimin dhe humanitetin që kanë treguar ndër vite.
Një shembull i vërtetë se si puna dhe dashuria për profesionin e bëjnë një biznes të qëndrueshëm dhe të respektuar në komunitet.
#BASHKËpërGjilanin