Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, kemi kënaqësinë të vizitojmë “Ceni Company”, një ndërmarrje e madhe dhe shumë dinamike që na bën krenar për mënyrën se si operon.
Kompania funksionon në disa sektorë dhe çdo hap i saj tregon profesionalizëm, përkushtim dhe vizion të qartë për zhvillim të qëndrueshëm. Pamë nga afër organizimin, standardet e larta të punës dhe përkushtimin e stafit, të cilët me sakrificë dhe punë të palodhur po bëjnë që kjo kompani të konkurojë me sukses në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.
Ajo është dëshmi e qartë se Gjilani ka potencial të madh për të krijuar biznese të fuqishme që gjenerojnë vende pune dhe zhvillim ekonomik.
Faleminderit “Ceni Company” për pritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që të mësojmë nga eksperienca juaj e suksesshme. Biznese të tilla janë modeli më i mirë i asaj që duam të mbështesim dhe të zhvillojmë në qeverisjen tonë të ardhshme.
Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë! #BashkePerFitore👓 #GjilaniPertej #ArberIsmajli #113