Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili garon për një mandat të dytë, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë aktivitet, ku morën pjesë edhe deputetja Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodra dhe Erza Kqiku, u diskutua për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin zgjedhor, projektet e planifikuara për mandatin e ardhshëm dhe rolin që gjenerata e re ka në zhvillimin e qytetit.
Statusi i plotë:
Sot, bashkë me deputeten Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodrën dhe Erza Kqikun, takuam të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Ishte kënaqësi e veçantë të takohemi dhe të bisedojmë për qytetin tonë me ata që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.
Diskutuam për projektet që planifikojmë t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të dytë dhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e secilit në votim.
Vota e të rinjve është vendimtare për të vazhduar zhvillimin dhe për t’i bërë realitet projektet që i kemi nisur bashkë.
#BASHKËpërGjilanin