Arbër Ismajli, së bashku me deputetin Krenar Xhaferi, zhvilloi një takim të ngrohtë me familjarët dhe miqtë e Gëzim Qerimit në Velekincë.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e infrastrukturës lokale, për projektet që do të përmirësojnë shërbimet dhe mundësitë për të rinjtë, si dhe për forcimin e vlerave të qytetarisë dhe komunitetit në Gjilan.
Statusi i plotë:
Së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Krenar Xhaferin dhe kandidatët tanë për Asamblenë Komunale, Vjollca Hasanin dhe Fitim Gudën, patëm kënaqësinë e veçantë të jemi në Velekincë, në një takim të ngrohtë me familjarët dhe miqtë e mikut tonë të përzemërt, z. Gëzim Qerimi, një familje me traditë, kulturë qytetarie dhe me kontribut të madh për qytetin tonë.
🙌🏼Në këtë atmosferë miqësore, folëm për zhvillimin e Velekincës dhe për projektet që do ta shndërrojnë këtë pjesë të qytetit në një zonë me infrastrukturë më moderne, me shërbime më të mira dhe mundësi të reja për të rinjtë tanë.
Familje si ajo e Gëzim Qerimit janë model frymëzimi i qytetarisë së mirë e aktive, si dhe i vlerave që duam t’i ruajmë e t’i forcojmë bashkërisht.
🙏🏼Falënderim të veçantë për mikpritjen, fjalët e ngrohta dhe mbështetjen që na japin në këtë rrugëtim për bashkëqeverisje.
Velekinca ka qenë gjithmonë vatër e dijës dhe zemër e fortë e Gjilanit, dhe bashkë me njerëz të tillë, do të vazhdojmë ta bëjmë krenari të qytetit tonë, e Gjilanin si kryeqendër e Anamoravës, do ta bëjmë model frymëzimi për brezat tanë.
🫶🏼Faleminderit shumë për mbështetjen dhe do t’ju bëjmë krenarë përjetë e mot!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113