Kandidati me numër 4 i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka pritur në Gjilan ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zeka ka ndarë një fotografi me Hoxhajn, duke e cilësuar atë si mik dhe bashkëudhëtar të hershëm në rrugëtimin e tij akademik dhe politik. Ai ka theksuar se Hoxhaj e viziton shpesh në Gjilan, duke i ofruar mbështetje të fuqishme,sikurse në ditët më të vështira të karrierës së tij.
“Me cimerin e studimeve, veç për qejf”, ka shkruar Zeka, duke shoqëruar postimin me një foto miqësore.