Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se që nga fillimi i mandatit, komuna ka qenë vazhdimisht pranë fermerëve lokalë, duke realizuar një sërë reformash dhe mbështetjesh konkrete në sektorin e bujqësisë.
Gjatë një takimi me fermerë, ku morën pjesë edhe deputetja Liza Gashi dhe kandidati për asamble, Bajram Isufi, Hyseni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për forcimin e ekonomisë lokale dhe rritjen e prodhimit vendor.
Statusi i plotë:
Që nga dita e parë e mandatit, ashtu siç e premtuam në fushatën e para 4 viteve, kemi qenë gjithmonë pranë fermerëve tanë.
Kënaqësi takimi me ta bashkë me deputeten Liza Gashi e kandidatin për asamble, Bajram Isufi, ku si çdo herë ndamë ide e plane që e forcojnë ekonominë tonë lokale.
Gjatë këtyre viteve kemi sjellë shumë reforma të domosdoshme në bujqësi, 10 cent për litër qumësht, energji solare, mjete pune, fara për mbjellje dhe web faqe të dedikuar ku mund të aplikojnë online për subvencione apo pajisje të nevojshme.
Rrugëtimin tonë e vazhdojmë bashkë, me mbështetje edhe më të madhe për fermerët e Gjilanit.
#BASHKËpërGjilanin