Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në tubimin përmbyllës të mbajtur sonte në Gjilan.
Në fjalimin e tij, Ismajli u shpreh mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe theksoi se më 12 tetor pret fitoren e madhe të LDK-së, duke i ftuar të gjithë që të bashkohen për ndryshimin dhe zhvillimin e komunës.