Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka prezantuar premtimet e tij kryesore për lagjen Qarkorja.
Ai ka paralajmëruar ndërtimin e rrugës me të gjithë elementët përcjellës të nevojshëm, përfshirë trotuaret dhe ndriçimin publik, si dhe krijimin e shtigjeve për biçikleta.
Ismajli ka shtuar se do të bëhet rishikimi i udhëkryqit në qarkore, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që lidh këtë zonë me lagjen Poredin, duke theksuar se infrastruktura moderne mbetet një ndër prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës.