Pas largimit të trajnerit Ardian Nuhiu, klubi futbollistik SC Gjilani ka gjetur tashmë zëvendësin e tij. Sot, klubi ka prezantuar trajnerin e ri, Debatik Currin, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Emërimi i Currit vjen pas një serie rezultatesh jo të mira në kampionat, që çuan në ndarjen me Nuhiun. Pas 8 xhirove të zhvilluara, Gjilani aktualisht renditet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 7 pikë.
Klubi pritet të nisë një fazë të re nën drejtimin e Debatik Currit, me synimin për t’u rikthyer në formë dhe për të shmangur zonën e rrezikut.